Rektori Hajrizi mori pjesë në konferencën “Dilemat 2015” në Suedi

17/09/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka zhvilluar një vizitë në disa vende të Evropës, si në Suedi, në Gjermani e në Austri, ku ka takuar drejtues institucionesh akademike, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me interes për studentët dhe stafin e UBT-së.


Ai ka marrë pjesë në konferencën “Dilemat 2015”, organizuar në Universitetin Linnaeus në Suedi, ku paraqitur një prezantim, së bashku me prof. dr. Kozeta Sevrani nga Universiteti i Tiranës.


Në këtë konferencë, ku UBT u përfaqësua me dy punime shkencore, morën pjesë edhe ligjëruesit e UBT-se, PhD Ardian Emini dhe can. PhD Krenare Pireva.


Rektori Hajrizi, gjithashtu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e këtij universiteti, me të cilin UBT ka një bashkëpunim të frytshëm tashmë disavjeçar.

 

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në shumë fusha, përshirë mobilitetin e stafit dhe të studentëve, projektet e përbashkëta hulumtuese, ngritjen e kapaciteteve, organizimin e shkollave verore e fusha të tjera.