Rektori Hajrizi mori pjesë në debatin për Ligjin për Arsimin e Lartë

17/06/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në debatin për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara me përfaqësuesit e Institucioneve Private të Arsimit të Lartë, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

 

Në debat ishte i pranishëm edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili ka theksuar se synim kryesor i këtij debati është që Ligji i ri për Arsimin e Lartë të jetë ligj që i reziston kohës.

 

“Ligji për Arsimin e Lartë ka katër qëllime kryesore: të caktojë standardet e arsimit të lartë publik, të caktojë standardet e arsimit të lartë privat, të krijojë bazën për partneritet publiko- privat dhe të krijojë kushtet për operimin e institucioneve ndërkombëtare të arsimit të lartë në Kosovë”, theksoi ministri Bajrami.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi është pjesë e ekipit të Ekspertëve për Reformën e Arsimit të Lartë në Kosovë (ERAL), i zgjedhur nga Komisioni Evropian.