Rektori Hajrizi merr pjesë në takimin e 22-të të “Garden Rotary Club Prishtina”

30/05/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka marr pjesë në takimin e 22-të të “Garden Rotary Club Prishtina”, një klub Rotary më i ri në Kosovë, i cili vazhdon takimet e rregullta javore dhe promovimin e vlerave Rotary.

Rektori Hajrizi në këtë takim mbajti një prezantim për zhvillimin dhe të arriturat e UBT-së, një nga Universitetet më të suksesshme në Evropën Juglindore.

Rotary është organizatë e cila inkurajon liderët në biznes që të bashkohen me Rotary dhe të konsiderojnë anëtarësimin në “Garden Rotary Club Prishtina”.