Rektori Hajrizi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Studimet Profesionale dhe Tregun e Punës

08/04/2019

Në cilësinë e ekspertit të arsimit të lartë, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “Studimet Profesionale dhe Tregu i Punës”, organizuar nga Fakultetit i Studimeve Profesionale, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

 

Në këtë konferencë, rektori Hajziri ka prezantuar temën: “UBT Holistic Approach for Professional Education”, i cili ka folur për arsimin profesional në Kosovë, rolin e UBT-së dhe kontributin e dhënë si institucion në shkencë, për studime cilësore dhe për sistemimin e studentëve në tregun e punës.

 

Rektori Hajrizi potencoi se studentët e UBT-së qasen lehtësisht në tregun vendor e ndërkombëtar të punës, ku sipas tij, mbi 98 për qind e tyre punësohen nëpër institucione publike e private qysh në vitin e parë të studimeve.

 

Tutje, ai ka folur edhe për partneritetin që UBT ka me mbi 300 universitete botërore, i cili theksoi se partneriteti rajonal dhe ndërkombëtar është i rëndësishëm për institucionet e arsimit të lartë.

 

Hajrizi tha se UBT dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta ndërkombëtare, me qëllimin të shkëmbimit të përvojave dhe ofrimit të edukimit cilësor.