Rektori Hajrizi me rastin e fillimit të semestrit veror: Uroj që studentët suksesshëm të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik edhe në këtë semestër

13/03/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u ka uruar të gjithë studentëve fillimin e semestrit veror, duke iu dëshiruar atyre shëndet dhe suksese në semestrin që sapo kanë hyrë.

Të bashkëngjitur gjeni urimin e plotë:

Të nderuar studentë,

Zyrtarisht ka filluar semestri veror 2022/2023, në të cilin ju do të vazhdoni suksesin tuaj në rrugëtimin akademik drejt një karriere profesionale.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe mbështetur, që ju t’i zhvilloni aftësitë dhe t’i arrini synimet tuaja. Shfrytëzojeni kohën tuaj në universitet për të eksploruar gjëra të reja dhe për të zhvilluar veten tuaj si student dhe si individ.

UBT do të jetë gjithnjë afër jush në secilin hap dhe secilën sfidë tuajën edhe përgjatë këtij semestri, duke ju siguruar kushte moderne, staf profesional dhe cilësi në studimet akademike.

Në emrin tim personal dhe në emër të stafit të UBT-së, ju uroj një semestër të suksesshëm dhe të mbushur me kënaqësi dhe sfida të reja. Ndihemi të kënaqur që jemi pjesë e rrugëtimit tuaj akademik dhe do të jemi gjithmonë krah për krah me ju.

Suksese!

Presidenti i UBT-së

Prof. Dr. Edmond Hajrizi