Rektori Hajrizi dhe kryetari Haziri diskutojnë për digjitalizimin dhe urbanizimin e Gjilanit

20/12/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim pune nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku gjerësisht folën për mundësitë e bashkëpunimit.

 

Në këtë takim, udhëheqësit e dy institucioneve bashkëbiseduan për platformën Smart City, digjitalizimin e shkollave të Gjilanit, si dhe për projekte që kanë bëjnë me planifikimin urban të komunës.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi theksoi se UBT ka kapacitete institucionale për ta ndihmuar komunën në projekte të tilla, pasi siç tha, UBT ka frymë proaktive.

 

Tutje, falë këtij bashkëpunimi, rektori Hajrizi tha se në të ardhmen do të krijohen ambiente digjitale dhe inovative në shkollat e këtij qyteti, njëherësh në aspektin profesional, UBT do të ndihmojë urbanizimin e komunës.

 

Ndërkaq, kryetari Haziri ka falënderuar rektorin për vizitën, teksa tha se do të këtë bashkëpunim në të mirë të zhvillimit dhe implementimit të projekteve për Gjilanin.