Rektori Hajrizi: Bob Dole ishte një zë i fuqishëm për Kosovën në Washington

06/12/2021
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, e ka marrë me dhimbje dhe pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, senatorit amerikan Bob Dole.
“Bob Dole përveç që ishte zëri i fuqishëm i Kosovës në Washington, ai ishte deri në frymën e fundit edhe miku ynë i pandalshëm në mbështetje të aspiratës së Kosovës dhe popullit të saj për pavarësi, duke qenë krah nesh në momentet më rënda që përjetuam si popull”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi.
UBT në bashkëpunim me “Miqtë e Amerikës” më 2012 e kishin nderuar senatorin Bob Dole me titullin “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”.
Çmimi i ishte ndarë senatorit të shquar e përkrahësit të pashoq të Kosovës me motivacion për udhëheqjen dhe kontributin e tij të shquar dhënë për paqe dhe lirinë e shumë vendeve në botë, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.