Rektori Hajrizi anëtar i jurisë profesionale në garën “Albanian ICT Awards”

27/03/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, për të dytin vit me rrallë do të jetë anëtar i panelit ose jurisë profesionale të edicionit të shtatë të garës ndërkombëtare “Albanian ICT Awards”.

 

Rektori Hajrizi është ftuar të jetë pjesë e këtij paneli për të ndarë përvojat dhe ekspertizën e tij të marrë nga partnerë institucional nga e mbarë bota. Juria e “Albanian ICT Awards” deri më tani ka administruar dhe vlerësuar mbi 1 mijë projekte në gjitha kategoritë, ku janë vlerësuar dhe analizuar detajisht.

 

Prej shumë vitesh, UBT është edhe sponsor i këtij aktiviteti ku ofron bursa të plota studimi në nivelet bachelor dhe master për finalistët dhe fituesit e kategorive: Inovacioni i vitit, Mobiliteti i vitit, Diploma e vitit, Ylli në ngritje i vitit, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe Siguri Kibernetike.

 

Në çdo edicion, gara mbledhë inovatorë të rinj nga gjitha trojet shqiptare, në mesin e të cilëve edhe studentë të UBT-së, ku konkurrojnë dhe shpërblehen për kontributin e dhënë nw inovacion dhe në teknologji.