Rektori Edmond Hajziri mori pjesë në Forumin e 25-të Ekonomik në Poloni

17/09/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajziri mori pjesë në punimet e Forumit të 25-të Ekonomik, i cili i zhvilloi punimet në Poloni, me ftesë të drejtuesve të këtij forumi.


Forumi Ekonomik është një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në Evropën Qendrore, që për 25 vjet ka qenë një vend diskutimi i krerëve më të lartë shtetërorë të Evropës dhe më gjerë.


Forumi i 25-të, që i zhvilloi punimet në qytetin Krynica, mblodhi liderë botërorë, presidentë e kryeministra shtetesh, ministra e drejtues kompanish e institucionesh të tjera prestigjioze nga e gjithë bota.


Në paraqitjen e tij para pjesëmarrësve të Forumit, rektori Hajrizi foli në temën “Kontributi i inovacionit në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, në të cilën, përveç të tjerash, paraqiti përvojat dhe kontributin që jep UBT në Kosovë dhe në rajon, si një institucion prijatar në fushën e hulumtimit dhe inovacionit.


Në forum mori pjesë edhe Ardian Emini, drejtor për çështje akademike në UBT.


Tema e forumit të sivjetmë ishte “Drejt një Evrope të qëndrueshme. Strategjitë për të ardhmen”, gjatë trajtimit të së cilës pjesëmarrësit paraqitën qëndrimet dhe idetë lidhur me çështjet ekonomike, politike e sociale, përmes diskutimit, raporteve dhe debatit.

 

Në margjina të forumit, Rektori Hajrizi zhvilloi një varg takimesh me drejtues institucionesh evropiane, me të cilët diskutoi për tema me interes të dyanshëm.