Rektori Edmond Hajrizi u takua me drejtuesit e Universitetit të Varshavës

05/08/2016

Rektori i Kolegjit UBT, prof.dr. Edmond Hajrizi zhvilloi një vizitë në Universitetin e Varshavës në Poloni.

Në takime me drejtuesit e këtij universiteti, u diskutua lidhur me rrjedhën e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Varshavës dhe Kolegjit UBT, të cilat kanë një bashkëpunim tashmë disa vite me radhë në shumë fusha.


Gjithashtu, në takime u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit aktual edhe në shumë fusha të tjera me interes për studentët dhe mësimdhënësit e të dy institucioneve.

 

Siç dihet, në Kolegjin UBT dhe Universiteti i Varshavës prej vitesh ofrojnë programe për studime bachelor dhe master në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.