Qindra të rinj të interesuar shfrytëzuan platformën e Panairit të Edukimit për t’u njoftuar me mundësitë e studimit në UBT

17/04/2019

Panairi i Edukimit që po mbahet në Prishtinë, tash e dy ditë ka shërbyer si platformë komunikimi e shkëmbimi informacionesh për qindra të rinj kosovarë, të interesuar për studime cilësore e unike, që ofrohen nga UBT.

 

Këta të rinj, të pasionuar pas shkencës, teknologjisë, mjekësisë, shkencave sociale, inxhinierisë e arkitekturës, si dhe për dhjetëra fusha të tjera, kanë shfaqur interesim maksimal për t’u regjistruar në UBT dhe për t’u bërë e ardhmja e padiskutueshme e të gjitha këtyre fushave në vendin tonë dhe më gjerë.

 

Sikurse edhe në vitet paraprake, UBT edhe në këtë panair ishte referencë e për të gjithë të rinjtë që duan të ndryshojnë për të mirë Kosovën, prandaj jo rastësisht, UBT-së çdo vit i bashkohen kategoritë e studentëve më të mirë dhe më premtues të vendit tonë.

 

Krahas programeve të studimeve, edhe shumë djem e vajza të reja shfaqën interesim të jashtëzakonshëm për kurset, trajnimet, shkollat profesionale dhe shumë mundësi të tjera që ofrohen në një institucion të vetëm, në UBT.