Qindra studentë kanë transferuar studimet në UBT – Aplikimi ende i hapur

06/02/2019

Indikator dhe matës i nivelit të lartë të studimeve në UBT është numri i madh i studentëve të transferuar nga viti në vit, e që vetëm në afatin e tanishëm të transferimeve ka arritur në qindra sosh.   Afati i shkurtit për studentët që duan të transferohen nga institucionet tjera arsimore tashmë është hapur dhe mundësinë po e shfrytëzojnë studentët të cilët në institucionet tjera nuk e kanë gjetur atë që UBT e ofron.

 

Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.

Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku kanë studiuar paraprakisht.   Vlen të theksohet se në afatin e kaluar të transferimit të studentëve, ngritjen e tyre akademike përmes transferimit, ia besuan UBT-së mbi 400 studentë.