Qindra nxënës nga Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të “Mehmet Akif” vizitojnë Qytetin e Mencur të UBT-së, në Lipjan

29/04/2024

Qindra nxënës nga Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të “Mehmet Akif”, kanë vizituar Qytetin e Mencur të UBT-së, në Lipjan, dhe më këtë rast janë informuar për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Ndër të tjera ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.