Qendrat profesionale të UBT-së, indikatorë në përmirësimin e nivelit hulumtimit në Kosovë

21/11/2019

Qendra e Dijes, Qendra për Transferimin e Teknologjisë, Qendra e Karrierës dhe Qendra e Inspirimit, janë vetëm disa prej këtyre organizmave brenda UBT-së që i mbështetin studentët nga dita e parë e studimeve, tek përgatitja e tyre për tregun e punës, si dhe deri tek jetësimi dhe patentimi i ideve dhe projekteve të tyre inovative.

 

Shumica prej tyre janë qendra pioniere në Kosovë, si nismat e para të këtij lloji, të cilat i dalin në ndihmë studentëve, por edhe personelit akademik të UBT-së dhe Kosovës.

 

Kjo bën që studentët e UBT-së të jenë të veçuar në tregun e punës dhe të kenë kapacitet për të zhvilluar ide të reja dhe shumë të kërkuara në tregun aktual, e kjo është edhe arsyeja që pothuajse në secilën kompani gjenden studentë të UBT-së, të cilët japin ekspertizën e tyre për vendin ku punojnë. Ndërkaq, duke u udhëhequr nga stafi profesional i UBT-së, këto qendra tashmë njihen edhe ndërkombëtarisht për funksionin dhe rolin e tyre në ndërtimin e gjeneratave të reja të ekspertëve.