Qendra e Karrierës në UBT dhe Klubi i Karrierës në Gjimnazin “Xhevdet Doda” mbajtën ligjëratë të përbashkët para maturantëve të Gjimnazit “Xhevdet Doda”

bool(false) 29/03/2022

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, me ftesë të Klubit të Karrierës në Gjimnazin “Xhevdet Doda” ka mbajtur një ligjëratë para maturantëve të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, me temën: “Orientimi në karrierë i të rinjve dhe tregu i punës”.

 

Në këtë sesion, drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota dhe përfaqësues të Klubit të Karrierës në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, kanë diskutuar me të rinjtë për mundësitë e tyre në zhvillimin akademik dhe profesional, në fusha dhe programe të ndryshme të studimit.

 

Ndër të tjera, maturantët e Gjimnazit “Xhevdet Doda” janë njoftuar nga përfaqësues të Qendrës së Karrierës në UBT, me zhvillimin e tregut të punës dhe kërkesat që ka zhvilluar ky treg për profesione të ndryshme, të cilat janë trend global.

 

UBT vazhdimisht përmes metodave të ndryshme ka informuar të rinjtë kosovar për nevojat e tregut të punës, duke i orientuar ata në mënyrë profesionale për një rrugëtim sa më të mirë në karrierën e tyre, karrierë kjo e cila është jashtëzakonisht e rëndësishmë, ndaj edhe informimi sa më i mirë dhe i drejtë në këtë periudhë për orientimin në karrierë është shumë i rëndësishëm.