Instituti i Gjuhëve të Huaja organizon sesione informuese për kursin e gjuhës angleze dhe gjermane

25/01/2022

Instituti i Gjuhëve të Huaja që funksionon në kuadër të UBT-së, është duke organizuar sesione informuese, në kuadër të kurseve për gjuhën angleze dhe gjermane.

 

Më datë 27 janar 2022 (e enjte), duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet sesioni informues për kursin e gjuhës angleze në nivelin B1, ndërkaq me fillim nga ora 15:00 do të mbahet sesioni informues për kursin e gjuhës angleze në nivelin B2.

 

Në po të njëjtën ditë, pra të enjten, më datë 27 janar 2022, Qendra për Orientim në Karrierë në UBT, organizon sesionin informues për kursin e gjuhës gjermane, duke filluar nga ora 15:00.

 

Në këto sesione informuese, studentët do të informohen më në detaje lidhur me çmimin, oraret e mundshme, organizimin e kursit, kurrikulen, certifikimin, si dhe detaje të tjera të rëndësishme.

 

Të gjitha sesionet organizohen në formën online, dhe të gjithë të interesuarit mund të kyçen në linkun: Sesionet informuese

 

Për informacione të tjera lidhur me organizimin e sesioneve informuese, luteni që të kontaktoni në këtë email: [email protected], si dhe në numrin e telefonit: 044 100 364