Qendra Këshilluese ofron përkrahje psikologjike online për të gjithë studentët e UBT-së

19/03/2020

Për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, Qendra Këshilluese për Studentë, që udhëhiqet nga psikologia Vjollca Pllana, ofron këshillim online dhe mbështetje pa pagesë për shëndetin mendor dhe emocional për studentët e UBT-së.

 

Në kuadër të saj ofrohen një varg shërbimesh, përfshirë këshillimin individual, këshillimin grupor, punëtoritë dhe programin përkrahës të bashkëmoshatarëve (studentët për studentët).

 

Një mobilizim të tillë të studentëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, psikologia Pllani e konsideron si një hap shumë pozitiv.

 

“Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Në fakt, trupi dhe mendja janë një. Unë do të ofroj përkrahje përmes adrese elektronike sa më shpejt që të jetë e mundur, varësisht nga numri i kërkesave, dhe natyrisht duke u dhënë përparësi rasteve më të renda”, u shpreh psikologia Vjollca Pllana.

 

Këshillimi online i përmbahet etikes profesionale psikologjike duke siguruar konfidencialitet të plotë për të gjithë studentët përfitues të këtij shërbimi. Studentët mund të kontaktojnë me psikologen përmes emailit: [email protected] ku mund ti shprehin shqetësimet e tyre të natyrës psikologjike.