Qendra e Karrierës vazhdon aktivitetet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore

20/07/2017

Qendra e Karrierës në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave tematike.

 

Prof.Gjylbehare Llapi, ligjëruese në UBT, ka ligjëruar lidhur me paragrafët dhe shkrimin e eseve. Në kuadër të kësaj ligjërate u shtjelluan çështje që lidhen me shkrimin akademik, karakteristikat dhe strukturën e shkrimit akademik, paragrafët, llojet e paragrafëve, esetë, llojet e eseve si dhe listën kontrolluese të esesë.


Ndërkaq, në kuadër të ligjëratës, studentët shkruan nga një ese dhe e prezantuan atë.

 

Në përmbyllje të aktivitetit të Qendrës së Karrierës në kuadër të Akademisë Verore do të zhvillohet panairi i punës, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh i kompani vendore.