Qendra e Karrierës ka lansuar projektin për orientim profesional të rinjve

28/03/2018

Qendra e Karrierës, në UBT, po ndihmon në këshillim profesional dhe në ndërtim të karrierës të maturantëve, duke iu ndihmuar atyre në marrjen e vendimeve për studimet që do t’i ndjekin në të ardhmen.

 

Përfaqësuesit e UBT-së, në takime me maturantët , po i njoftojnë ata me programet e studimit, inovacionet e fundit, si dhe me kushtet e studimeve në UBT, duke i shoqëruar edhe me këshilla se çfarë njohurish i marrin dhe se sa është i rëndësishëm vendimi për vazhdimin e studimeve.

 

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota tha se pjesë e këtij projekti do të jenë afërsisht 20000 maturantë në të gjitha shkollat e mesme në Kosovë.
“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë ngase ndihmon të rinjtë të zgjedhin programe që janë të dizajnuara më afër kërkesave të tregut, dhe sigurojnë një profesion tejet të mirë për të ardhmen e tyre”, theksoi Bashota.

 

Qendra e Karrierës në UBT, shërben si qendër e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjen e tyre të procesit akademik me tregun e punës dhe përvojën në praktikë profesionale dhe internship.