Qendra e Karrierës e UBT-së vazhdon me aftësimin e studentëve për aplikim në tregun e punës

14/10/2016

Në UBT është mbajtur sesioni i dytë i trajnimeve të studentëve për zhvillimin e karrierës, respektivisht në CV, letër motivimi dhe intervista për punë, si hap i parë dhe shumë i rëndësishëm i përfshirjes së studentëve në procesin e punësimit.

Gjatë këtij sesioni, ligjëruan Halil Bashota dhe Visar Ademi, ekspertë për çështjet e karrierës, ndërsa trajnimi është organizuar nga Qendra e Karrierës, në UBT.


Në këtë pjesë, studentët u informuan për mënyrën se si shkruhet një letër motivimi, CV-ja e mirë dhe efektive, si dhe përgatitja për intervistat e punës, sipas kërkesave të punëdhënësve dhe nevojës së tregut të punës. 
Në fund të trajnimit, u simulua shkrimi i një CV-je profesionale, letre motivuese, si dhe një panel intervistomi. 
Qendra e Karrierës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të organizojë aktivitete jashtë mësimore në zhvillimin e shkathtësive të buta të studentëve, në mënyrë që të përgatisë studentët sa më mirë për tregun e punës.