Qendra e Karrierës e UBT-së prezanton Programin Përgatitor të Maturës në 4 qendra rajonale

19/05/2016

Qendra e Karrierës e UBT-së ka zgjedhur 4 qendra rajonale: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin dhe Ferizajn për të prezantuar Programin Përgatitor të Maturës, që është një nga projektet më të mëdha të kësaj qendre në UBT.
Projekti ka për qëllim të përkrahë komunitetin e të rinjve në këto rajone, në mënyrë që ata të kenë më shumë suksese në përcaktimin e vazhdimit të shkollimit, pas përfundimit specifik të testit të maturës.