Qendra e Karrierës së UBT-së prezanton mundësitë e studimit për nxënësit e Gjimnazit “Kongresi i Manastirit” në Firajë të Komunës së Shtërpcës

30/03/2023

Përfaqësues të UBT-së, dega në Ferizaj, kanë zhvilluar një sesion informues me nxënësit e Gjimnazit “Kongresi i Manastirit” në fshatin Firajë të Komunës së Shtërpcës, për programet, kurrikulat, infrastrukturën dhe mundësitë e shumta për studime në UBT.

Sesioni informues i zhvilluar nga Qendra e Karrierës së UBT-së në Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” në fshatin Firajë të Komunës së Shtërpcës u fokusua në prezantimin e mundësive të studimit për maturantët e këtij gjimnazi, teksa këta të fundit kishin mundësinë të merrnin informacione në lidhje me programe të ndryshme studimore dhe profesionale që ofrohen nga UBT dhe se si ato mund t’i ndihmojnë ata të ndjekin qëllim e tyre akademike dhe profesionale.

Përfaqësuesit e UBT-së prezantuan informacione rreth programeve të studimit, kurrikulave multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, praktikave, punësimit dhe zhvillimit të karrierës, duke i ndihmuar studentët të orientohen drejt një karriere profesionale.