Qendra e Karrierës prezanton UBT-në para maturantëve të Preshevës

18/06/2021

Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” dhe Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë hapën dyert për përfaqësuesit e njërit prej institucioneve lidere të Evropës Juglindore – UBT, të cilët maturantëve të rinj u prezantuan programet e UBT-së.

 

Mundësitë unike për të studiuar brenda dhe jashtë vendit falë marrëveshjeve që UBT ka me partnerët ndërkombëtarë, infrastrukturën moderne, realitetin virtual, rrjetin 5G, bibliotekën universitare, si dhe shumë elemente të tjera që karakterizojnë UBT-në, përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës ua prezantuan maturantëve nga këto dy shkolla.

 

Prezantimet e tilla para maturantëve bëhen për informim sa më të mirë të të rinjve lidhur me programet e studimit, me qëllim orientimin e duhur dhe të saktë në karrierë.

 

Qendra e Karrierës në UBT, përveç kësaj, ka krijuar edhe Programin Përgatitor të Maturës 2021, që ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për testin e maturës shtetëror. Programi Përgatitor i Maturës 2021 – Aplikimi