Qendra e Karrierës po trajnon studentët e UBT-së për përvetësimin e shkathtësive të buta

09/11/2018

Përvetësimi i shkathtësive të buta, përkatësisht shkrimi i CV-së, letrës motivuese, si dhe përgatitja për intervistë pune, janë njoftimi i parë i njerëzve me punën dhe punëdhënësit potencialë, e pikërisht për këtë arsye, shpeshherë të njëjtat paraqesin problem për të rinjtë, të cilët hezitojnë të aplikojnë për punë vetëm për shkak të mungesës së njohurive mbi të shkruarit e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjes së duhur për intervistë.

 

Për këtë arsye, Qendra e Karrierës po ofron në vijimësi trajnime pa pagesë për studentët e UBT-së, të cilët duan të kalojnë me sukses këtë fazë të rëndësishme për ngritje profesionale, që nevojiten dhe janë të aplikueshme jo vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, por gjatë gjithë jetës.

 

Deri më tani, qindra studentë të UBT-së janë punësuar nëpër kompani të ndryshme vendore e ndërkombëtare, pas ndjekjes me sukses të trajnimeve të ofruara për shkathtësi të buta nga Qendra e Karrierës.

 

Për të marrë informacione shtesë mbi këtë trajnim, klikoni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/qendra-e-karrieres/trajnime-profesionale/ , ose shkruani në email-in: [email protected]