Qendra e Karrierës orienton në karrierë  nxënësit e Prishtinës dhe Prizrenit

22/03/2019

Zgjedhja e profesionit është ndër vendimet më të rëndësishme të jetës, prandaj Qendra e Karrierës po i kushton rëndësi të shtuar të rinjve që janë në prag të zgjedhjes së profesionit, që e përcakton të ardhmen e karrierës së tyre.

 

Kësisoj, përfaqësues të UBT-së janë ndarë në disa grupe, po punojnë në vijimësi me të rinjtë kosovarë, e që këtë herë i kanë takuar nxënësit e Shkollës së Mesme Bujqësore, në Prishtinë, si dhe të Shkollës së Mesme Ekonomike, “Ymer Prizreni”, në Prizren.

 

Studentët potencialë po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme të UBT-së, duke qenë se po marrin informacione për programet që kanë potencial për të gjeneruar më së shumti vende të reja pune në të ardhmen.