Qendra e Karrierës organizon sesion informues për programin Menaxhim i Patundshmërive

05/10/2020

Qendra e Karrierës në UBT, në kuadër të shërbimeve për Informim dhe Orientim në Karrierë, ka organizuar sesionin informues në të cilin mund të merren informacione rreth programit të studimeve Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës, program ky i vetmi në vend që ofrohet me diplomë të dyfishtë me Universitetin e Lubljanës në Slloveni.

 

Këto sesione, organizohen me qëllim që të merren informatat e nevojshme, të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e fillimit të studimeve tuaja në fushën e Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës, bursat, avantazhet e punësimit, partneritetet ndërkombëtare, stafin akademik dhe studentët, si dhe detaje të tjera, të cilat do të mund të dëgjohen online nga folës me personat përgjegjës, koordinatorë të programeve, që njohin procesin e orientimit në karrierë, zhvillimit profesional, dhe avancimit akademik tuajin.

 

Ky sesion do të ketë në fokus:

  • Programet e studimeve në Master
  • Infrastruktura dhe storiet e suksesit
  • Partneritetet ndërkombëtare
  • Stafi akademik dhe studentët
  • Bursat

Sesioni do të organizohet me datë 05.10.2020 në ora 14:00 dhe për të marrë pjesë duhet të regjistroheni në këtë link: Regjistrimi i pjesëmarrjes!