Qendra e Karrierës në UBT zhvillon sesion informues në Ulqin

19/04/2024

Dhjetëra maturantë shqiptarë të Shkollës së Mesme “Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin, kanë shprehur interesim për t’u bashkuar në sesionin informues të Qendrës së Karrierës në UBT.

Ata janë njoftuar rreth gamës së gjerë të programeve në UBT, për infrastrukturën moderne, për teknologjitë më të sofistikuara, për stafin akademik e administrativ, që janë mbështetës dhe inkurajues për të gjithë studentët.

Qindra maturantë nga Ulqini përzgjedhin çdo vit UBT-në për studime!