Qendra e Karrierës në UBT zhvillon sesion informues në Gjimnazit “Hevzi Nela” në Kukës

13/04/2024

Maturantët e Gjimnazit “Hevzi Nela” në Kukës vazhdojnë të ecin përpara dhe të zhvillojnë veten personalisht dhe profesionalisht duke zgjedhur UBT-në!

Një delegacion nga UBT, i përbërë nga përfaqësues të Qendrës së Karrierës dhe profesorë, organizoi një sesion informues për maturantët e kësaj shkolle.

Interesimi i madh i maturantëve për programet inovative, kushtet moderne dhe infrastrukturën e avancuar të UBT-së tregon se ata janë të gatshëm për sfidat e ardhshme.

Kjo zgjedhje e tyre e shkëlqyer bën që brezi i ri i Kukësit të jetë gjithmonë në krye të arritjeve, duke vendosur standardet më të larta për arsimin e lartë në vend dhe në rajon.