Qendra e Karrierës në UBT zhvilloi një sesion informues me maturantët e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

22/04/2024

Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” u njoftuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe profesorë të UBT-së lidhur me Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, si dhe për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Ndër të tjera ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.