Qendra e Karrierës në UBT organizon intervista të punës online

04/12/2020

UBT në kuadër të kampanjave dhe organizimeve të ndryshme në formën online, këtë herë ka organizuar edhe një formë të re të të intervistimit në punë.

 

Qendra e Karrierës në UBT, ka organizuar intervistat e punës për studentët në formën online, në bashkëpunim me kompaninë Crea Ko, me qëllim që studentëve t’u jepet qasje më e lehtë në tregun e punës, si dhe të respektohen masat anticovid të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga Qendra e Karrierës në UBT, kanë thënë se në vazhdimësi ata kanë ndihmuar në punësimin e studentëve përmes aktiviteteve që kanë zhvilluar për informimin, këshillimin dhe trajnimin e tyre.

 

“Ne përmes Qendrës së Karrierës, në vazhdimësi kemi ndihmuar në punësimin e studentëve përmes aktiviteteve që janë zhvilluar për informimin, këshillimin dhe trajnimin e tyre, që ata të përgatiten sa më mirë për tregun e punës. Nga kompania në fjalë presim që të punësohen 8 studentë të fushë së IT-së, në pozitat: zhvillues ueb dhe programim”, ka thënë Halil Bashota, drejtor i Qendrës së Karrierës, në UBT.

 

Aktualisht, Qendra e Karrierës në UBT, në raportin e punësimit numëron shumë studentë të punësuar dhe vazhdimisht studentët e UBT-së po kërkohen gjithnjë e më shumë nga kompani vendore dhe ndërkombëtare.