Qendra e Karrierës në UBT mban sesionin e radhës informues për nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

31/03/2023

Përfaqësues të UBT-së kanë zhvilluar një sesion informues për nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë, për programet, kurrikulat, infrastrukturën dhe mundësitë e shumta që ofrohen për studime në UBT.

Sesioni informues i zhvilluar nga Qendra e Karrierës në UBT, u fokusua në prezantimin e mundësive të studimit për maturantët e këtij gjimnazi, teksa këta të fundit kishin mundësi që të merrnin informacione më të detajuara në lidhje me programet e ndryshme studimore dhe profesionale.

Përfaqësues të UBT-së, prezantuan informacione rreth programeve të studimit, kurrikulave multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, praktikave, punësimit dhe zhvillimit të karrierës, duke i ndihmuar studentët të orientohen drejt një karriere profesionale.