Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesion informues për maturantët e qytetit të Drenasit

20/05/2022

Përfaqësues të Qendrës së Karrierës në UBT në kuadër të vizitave për informimin e maturantëve rreth orientimit në karrierë dhe të ardhmes profesionale në Kosovë, qëndruan në Shkollën e Mesme në qytetin e Drenasit për të realizuar një bashkëbisedim me maturantët e kësaj shkolle.

 

Në këtë takim mori pjesë, drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, së bashku me profesorët Agron Thaqi dhe Bard Bajçinovci, të cilët i informuan maturantët për mundësitë e shumta drejtë zgjidhjes së dilemës për t’u orientuar në një profesion më me perspektivë në të ardhmen.

 

Përpara maturantëve, Bashota tregoi edhe për mundësitë e shumta që ofron UBT për të arritur qëllimet dhe për t’i realizuar ëndrrat, duke u ngritur profesionalisht nga një staf akademikësh dhe në shfrytëzim të një infrastrukture moderne, e cila ofron kushte për secilën fushë.

 

Qendra e Karrierës në UBT i sheh shumë të rëndësishme sesionet informuese për maturantët e shkollave të mesme, për t’i njoftuar ata rreth opsioneve dhe mundësive që ofrohen në Kosovë.