Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesion informues në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj

17/03/2023

Qendra e Karrierës në UBT, në bashkëpunim me Klubin e Karrierës të Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, kanë zhvilluar një sesion informimi para nxënësve të këtyre shkollave, lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT drejt një karriere profesionale.

Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj u njoftuan nga përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës dhe profesorë të UBT-së lidhur me Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, që gjendet në Lipjan, si dhe për degët e tjera të UBT-së në Kosovë, nga ku patën rastin të mësojnë edhe për ekosistemin e këtij institucioni të arsimit që ndërlidh shkencën, teknologjinë dhe inovacion në një hapësirë tejet kreative.

Ndër të tjera ata u njohën edhe me programet e ndryshme që ofron UBT, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.