Qendra e Karrierës në UBT, këshillon maturantët e Pejës dhe Lipjanit për orientim në karrierë

20/03/2019

Përfaqësuesit e UBT-së kanë vizituar Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Shkollën e Arteve në Pejë, si dhe Shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan, me qëllim të këshillimit të maturantëve në planifikimin e karrierës së tyre profesionale dhe për mundësitë që i ofron institucioni në këtë drejtim.

 

Ata kanë ndihmuar këta maturantë duke ofruar udhëzime dhe mbështetje për të pasur sukses në profesionin që maturantët zgjedhin, njëherësh dhanë këshilla profesionale për t’u pozicionuar suksesshëm në tregun e punës.

 

Kjo vizitë është realizuar për të inkurajuar maturantët e Pejës dhe Lipjanit, si dhe për ti informuar ata me programet me specializimet unike të institucionit, programe të cilat janë më të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.