Qendra e Karrierës në UBT ka vazhduar me organizimin e trajnimeve në shkathtësitë e buta

07/11/2023

Qendra e Karrierës ka vazhduar organizimin e trajnimeve në shkathtësitë e buta, në kuadër të trajnimeve të karrierës me qëllim përgatitjen e sa më shumë studentëve me këto shkathtësi që do t’i mundësonin atyre të përgatiteshin për punë.

Trajnimet në shkathtësitë e buta, si ato në të shkruarit e letrës motivuese, një CV-je profesionale, si dhe intervistave të punës, janë të domosdoshme për një karrierë të suksesshme, dhe punësim të shpejtë menjëherë pas diplomimit.

Gjithashtu, vlen të theksohet se UBT e ka numrin e punësimit më të madh të studentëve pas diplomimit në nivel vendi.