Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Hazir Çadraku, publikohet në revistën “Journal of Tourism and Development”

19/12/2022

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Hazir Çadraku, me titull: “The heritage, tourism and economic values of Mount Blinaja, Kosovo”, është publikuar në revistën shkencore “Journal of Tourism and Development”.

Ky punim synon të sjellë të dhëna dhe informacione autentike lidhur me trashëgiminë, vlerat turistike dhe ekonomike të malit Blinaja (Rezervati i Gjuetisë Blinaja), e cila ka një sipërfaqe prej 2.115 hektarësh, reliev kodrinoro-malor dhe lartësi mbidetare nga 600 deri në 850 metra.

Në këtë punim, profesori Çadraku, në bazë të punës kërkimore, ka sjellë përfundime se vlerat e kompleksit malor “Blinaja”, ndahen sipas funksioneve: funksionet mbrojtëse, ekologjike, turistike-rekreative, shkencore, kulturore dhe ekonomike.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Hazir Çadraku: “The heritage, tourism and economic values of Mount Blinaja, Kosovo”.