Punimi i profesorëve të UBT-së, Bashkim Nuredini e Ruzhdi Matoshi publikohet në revistën: “Balkan Social Science Review”

18/03/2022

Punimi i profesorëve të UBT-së, prof.dr. Bashkim Nuredini dhe prof.dr. Ruzhdi Matoshi, është publikuar në revistën shkencore: “Balkan Social Science Review”, revistë kjo e cila është e indeksuar në Scopus.

 

Ky punim i cili është i titulluar: “Legal Regulation of the Limited Liability Company in North Macedonia, Albania and Kosovo”, trajton qasjen komparative të rregullimit ligjor të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (LLC) në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

 

Studimi i profesorëve Nuredini dhe Matoshi, pasqyron funksionimin dhe rregullimin ligjor të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, si një ndër format më dominante të organizimit të veprimtarisë ekonomike, jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe në hapësirën administrative evropiane.