Pse të rinjtë e zgjedhin UBT-në?

04/09/2018

Që nga themelimi tash e 17 vite, UBT është bërë shtëpi e mijëra studentëve, të cilët këtu kanë gjetur më shumë sesa thjesht një institucion studimi.

Në rrugëtimin e gjatë akademik, UBT nuk i ka braktisur asnjëherë studentët e vet, madje, raporti i shkëlqyeshëm me ish-studentët e dëshmon më së miri këtë fakt.

 

Nga orientimi profesional, ofrimi i këshillave profesionale dhe ligjërimit nga profesorët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, e deri tek përfundimi i suksesshëm i studimeve dhe gjetja e vendeve të punës, është rruga nëpër të cilën secili student e ish-student e ka pas UBT-në dhe stafin që e përbën institucionin.

 

Krahas cilësisë e interaktivitetit gjatë studimeve, kampuset e shumta dhe kushtet që ofrohen në to e bëjnë procesin e studimeve shumë më të lehtë dhe atraktiv për studentët.

UBT posedon kampusin në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe së fundmi edhe në Pejë, dhe e tërë kjo, për të qenë sa më afër studentëve.

 

UBT ka mbi 300 marrëveshje bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe me universitete që krahëhapur i presin studentët tanë, duke i bërë të ndjehen të barabartë me studentët nga e mbarë bota, sepse edhe janë të tillë.

Deri më sot, qindra studentë të UBT-së kanë përfituar nga bursat dhe i kanë vazhduar studimet jashtë vendit, nëpër secilin kontinent të botës, kjo ngase diploma e UBT-së njihet dhe është e barasvlershme kudo.

 

Me UBT-në Kosova është përfaqësuar në shumë organizime dhe është pranuar në qindra organizata ndërkombëtare, ku politika nuk ka arritur të depërtojë dhe me UBT-në në vendin tonë kanë arritur të gjitha inovacionet botërore në hap të njëjtë me vendet e botës.

 

Falë tërë këtyre arritjeve, kushteve të ofruara, cilësisë së studimeve dhe mundësive për punësim e vazhdim të studimeve jashtë vendit, në çdo vit UBT pasurohet me mijëra studentë të rinj, të cilët bëhen vlerë e shtuar e vendit dhe e shoqërisë sonë.