Përurohet objekti i ri i UBT

06/12/2012

 

Prishtinë 6 dhjetor 2012- Sot në magjistralen Prishtinë-Shkup, 8 km larg Prishtinës,  është përuruar objekti i ri i UBT, ku shiritin inaugurues,  para shumë të pranishmeve e  kanë prerë, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr.  Ramë Buja dhe  kryetari i Lipjanit, Shukri Buja,  objekt ky i cili u cilësua si i rëndësisë së veçantë dhe me një koncept të ri për zhvillimin e sistemit shkencor.

 

Duke folur para të pranishmëve, si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë përveç se ju shprehi mirëseardhje  në ceremoninë e përurimit të objektit shkencor Presidenti i UBT-së, Prof . Dr. Edmond Hajrizi tha: tha se ky objekt i dedikohet   100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,  u dedikohet  studentëve dhe familjarëve si dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, po ashtu  studentëve u ka  uruar studime të mbara.

 

“Pas themelimit të UBT-së në vitin 2001,  dhe festimit  të  10-vjetorit  te punës së suksesshme të këtij institucion,   vlerësojmë se përurimi i kampusit të ri arsimore shënon ngjarjen më të veçantë në historikun e këtij institucioni të arsimit të lartë, i cili shënon një fillim tjetër të funksionimit të jetës akademike dhe zhvillimit të procesit mësimor-shkencor.

 

Ai më tej premtoi se përmes kësaj infrastrukture  ka me ngritë  kapacitete hulumtuese dhe  profesionale, cilësi në shkenë, konsulenc, trajnime e certifikime , transfere të  teknologjisë dhe ndërkombëtarizim…

“Kjo infrastrukturë tash mundëson sfida të shumta që ka zhvillimi i vendit, përmes kësaj infrastrukturës dhe përmes kompetencës profesionale ne tash e tutje do t’i përgjigjëm sfidës së prodhimtarisë vendore,  përmes  kësaj infrastrukture- laboratorit të mektronikës dhe robotikës dhe teknologjisë së avancuar  ne do ta rrisim prodhimtarinë vendore dhe do ta ulim importin dhe do ta rritim eksportin.  Në fakt  përmes kësaj teknologjie  ne do t’i përgjigjemi sfidave të teknologjisë së informacionit dhe kompetencës  profesionale dhe do të kemi punësim më të madh, dhe do  të ndërtojmë biznese të qëndrueshme për një shfrytëzim më të mirë të resurseve natyrore, do të organizojmë ngjarje të mëdha  shkencore, profesionale …

I jemi mirënjohës Komunës së Lipjanit për zemërgjerësinë që ka treguar me dhënien e pronës komunale për ndërtim instuticional, ndërsa shpresojmë të jemi partnerë të mirë për ta drejt zhvillimit të ekselencës, në edukimin e lartë, të inovacioneve dhe të teknologjisë”, tha  Dr. Hajrizi në fjalën e tij, ndërsa ka shtuar se Lipjani me këtë rast iu shkëput një pjesë e tokës së pjellshme, por nga ana tjetër fitoi ndërtimin e vendit të dijës dhe të shkencës profesionale.

 

Edhe njeher falënderoj  menaxhmentin e komunës së Lipjanit,  për vëmendjen e madhe, që i ka dhënë sektorit të arsimit në Kosovë, i bindur se kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe për  të ardhmen e vendit.

 

UBT e  bën Lipjanin qytet instuticional

Ndërsa, ministri  i arsimit, Ramë Buja, ka deklaruar se UBT-ja është një institucion kredibil që ka dhënë kontribut të çmueshëm, e gjithsesi edhe të dalluar drejt avancimit të dijës.

 

“Ky institucion ia mori Lipjanit tokën e pjellshme, mirëpo, arsyetimi më i mirë për këtë marrje toke është të krijohet atë që është më i pjellëshmi i të pjellshmëve, të krijohet njeriu i ditur për Kosovën dhe këtë e besoj me sigurinë time se ky institucion do ta bëj”, ka thënë ministri Buja.

 

“Këtu, në këtë vend shpresohet të studiojnë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare, sepse patriotizëm kulmor tash për tash në këtë kohë është vetëm dija”.

 

Për ngritjen e UBT-së, ndërkaq, Komuna e Lipjanit pati ndarë rreth 3 hektarë tokë të pronës komunale, e cila ndodhet në zonën ekonomike dhe ku tashmë ka edhe lidhje të mëdha biznesi. Z. Shukri Buja, kryetar i Lipjanit, e pranon se në fillim kur është dhënë kjo tokë ka pasur dyshimet e veta për ndërtim kaq të shpejtë të institucionit në fjalë.

 

“Kur lindi ideja për këtë institucion ishin bukur skeptikë, madje edhe kur e dhamë pronën komunale për këtë ndërtim, mirëpo presidenti i UBT-së, Hajrizi, e arriti këtë sukses, duke përuruar objektin ndër më të mirët në këtë komunë. Personalisht sot jam tepër i privilegjuar, sepse pos përurimit të këtij institucionit po e shpalli edhe një premtim elektoral të realizuar, qytetin e Lipjanit, qytet institucional”, ka thënë Buja.

 

Në ngritjen e UBT-së në Lipjan, ndërkaq, është thënë se janë investuar rreth një milion euro në fazën e parë të këtij projekti. UBT-ja tashmë në brendinë e vetë ka salla laboratorësh, amfiteatrin, por edhe 15 salla mësimi me hapësirë prej 3 mijë metrash katrorë.

 

Kurse zëvendëspresidenti i UBT, Prof. Dr. Mo Vaziri tha se përpjekjet tona do të bazohen  ne anët e forta dhe vlerat karakteristike të  Kosovës.

Misioni ynë është për të ndryshuar Kosovën nëpërmjet hulumtimeve të cilësisë së lartë, kërkime studimore dhe ripërsëritje te vazhdueshme. Ne do të edukojmë ekspert të përgjegjshëm, mendje hapur për te  vepruar si largpamës te ardhshëm ne shoqërinë tonë. Ne do të përdorim profilet tona unike për te stimiluar risitë dhe tejkaluar kufijtë tradicionale. Do te ndërtojmë një komunitet të hapur për studentet, ekspertet, akademiket dhe te tjerët për shkëmbimin e lire te ideve qe ndikojnë ne shoqërinë ne përgjithësi. UBT do të punojë për të siguruar udhëheqësve akademik procese, mjete, mbështetje dhe trajnim të duhur menaxhimi. Krahas arritjeve akademike, lidershipi i mirë duhet të njihet dhe të shpërblehet, përfundoi ai.

 

UBT ndau çmim për kryetarin Buja, 

Kryetarin Shukri Buja, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë rreth objektit të ri institucional të UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT, “Leadership Excellence Award

Ndërsa,  studentja Pajtesa Gashi,  ka thënë se ata, si studentë, ndihen të privilegjuar t’i vijojnë mësimet në këtë objekt.

“Ne si studentë jemi të privilegjuar që kemi fatin të vijmë në këtë objekt kaq të bukur, të ri dhe madhështor. Gjithmonë kjo është mëritë e juaja, andaj gjithmonë, duhet falënderuar juve”, ka pohuar Gashi.

Për  ndërtimin e këtij objekti,

Më 28 tetor  2009, në Kuvendin Komunal të Lipjanit u patë  nënshkrua  kontratë midis Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe të UBT për lokacion e ri, afër QMI¬së, për ndërtimin e  kampusi të ri arsimor e shkencor të UBT-së. Kontratën e patën  nënshkruan Presidenti  i UBT-së,Prof.  Dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Lipjanit, zotëri  Shukri Buja.

Gjatë nënshkrimit  të marrëveshjes i pari komunës së Lipjanit, z. Buja.  patë thënë se “Dr. Edmond Hajrizi është qytetar i komunës së Lipjanit, i cili na ka nderuar me investimin e tij në komunën tonë, me ndërtimin e objektit të UBT”,

Ndërsa rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi ka falënderuar kryetarin Buja dhe komunën e Lipjanit për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar UBT-së për zhvillimin dhe rritën e mëtejme të tij.