Projekti “Natev Explorer” i studentëve të UBT-së dhe të UP-së fitoi garën e organizuar nga NASA

bool(false) 11/05/2015

Projekti “Natev Explorer” i studentëve nga Kosova, i përbërë nga studentë të UBT-së dhe FIEK-ut të Universitetit të Prishtinës, e ka fituar garën ndërkombëtare të organizuar nga NASA.

 

Në garë ishin 950 projekte garuese nga 133 shtete të ndryshme.

Më garën e ngushtë ditën e përmbylljes së votimeve “Natev Explorer” e la shumë prapa projektin e dytë, “Robo-Fabric”, duke fituar 68903 vota, me dallim të madh nga vendi i dytë që tuboi 54321 vota.

 

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”.

 

Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në pyje, etj.

Ekipi i studentëve kosovarë është përkrahur gjatë garës deri në vendin e parë nga shumë qytetarë dhe personalitete të rëndësishme, të cilët kanë bërë thirrje për votimin e projektit të tyre.