BETA

Projekti i profesorit Tafa dhe studentëve të UBT-së, prezantohet në konferencën “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”

28/06/2018

Profesori në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, prof. dr Zhilbert Tafa ka marrë pjesë në konferencën me renome ndërkombëtare në lëmin e shkencave kompjuterike dhe elektroteknikës, “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”, që mbahet çdo vit në Mal të Zi.

Kjo konferencë është organizuar nga Fakulteti Elektroteknik i Universitetit të Malit të Zi dhe nga Montenegrin Association for New Technologies, teksa në të, profesorit Tafa ka prezantuar punimin me titull: “The Design of a ZigBee – Based Greenhouse Monitoring System”, punim të cilin e ka zhvilluar së bashku me studentët e UBT-së, Fatlum Ramdani dhe Blerona Cakolli.

Ky punim ka të bëjë me e zhvillimin e rrjeteve sensorike pa tela për monitorimin kontinual të parametrave të ambientit. Hulumtimi është pjesë e projekteve që janë duke u zhvilluar në laboratorin për Internet of Things, në UBT, të udhëhequr nga prof.dr Zhilbert Tafa.

Vitin e kaluar, në këtë konferencë, punimi i profesorit Tafa ishte vlerësuar si më i cituari në punime të ndryshme shkencore dhe libra, si pjesë e literaturës në lëmin e shkencave kompjuterike.

Po ashtu, në Institutin “MECOnet”, në mesin e shumë emrave, përfshirë edhe fituesve të çmimit Nobel, figuron edhe emri i profesorit Tafa, si anëtar dhe hulumtues i çështjeve teknologjike.