Projekti i profesorit Tafa dhe i studentit Salihu, prezantohet në konferencë në Mal të Zi

30/06/2020

Profesori në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, prof. dr Zhilbert Tafa, së bashku me studentin e nivelit master të UBT-së, Bashkim Salihu, kanë marrë pjesë në konferencën me renome ndërkombëtare në fushën e shkencave kompjuterike dhe elektroteknikës, “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”.

 

Në edicionin e nëntë të kësaj konference, studenti Salihu e prezantoi online punimin e përbashkët me prof. dr Zhilbert Tafa me titull: “On Computational Performances of the Actual Image Classification Methods in C# and Python”.

 

Kjo konferencë mbahet çdo vit në Mal të Zi, dhe është e indeksuar në databaza prestigjioze si IEEE, Scopus, etj.

 

Në këtë konferencë, edicioneve të kaluara punimi i profesorit Tafa ishte vlerësuar si më i cituari në punime të ndryshme shkencore dhe libra, si pjesë e literaturës në lëmin e shkencave kompjuterike. Gjithashtu, në mesin e shumë emrave, në Institutin “MECOnet”, përfshirë edhe fituesve të çmimit Nobel, figuron edhe emri i profesorit Tafa, si anëtar dhe hulumtues i çështjeve teknologjike.