Projektet inovative të UBT-së u prezantuan në DokuTech

10/06/2019

Si institucion arsimor që i ka paraprirë ndryshimeve dhe inovacioneve teknologjike në Kosovë, me ftesë të organizatorëve, UBT ishte pjesë e organizimit “DokuTech”, ku prezantuan disa projekte të studentëve të Mekatronikës në UBT.

Edicioni i 6-tё i DokuTech shpalosi tema të ndryshme mbi digjitalizimin dhe mbi disa koncepte se çfarë  pritet të ndodhë në të ardhmen.

Në kuadër të këtij eventi u mbajt edhe një punëtoria “Do It Yourself”, ku UBT prezantoi projekte të ndryshme të studentëve nga Laboratori i Mekatronikёs.

Studentet prezantuan projekte të punuara nga ta, si: Service Robot, Obstacle Robot, Autonom Cleaner Robot, Balance Robot, CNC Machine, Gesture Robot Control, etj. Po ashtu, u prezantua edhe programi i Mekatronikёs dhe metodologjia e punës që orientohet në pjesën praktike, pra laboratorike.