Programi Teknik i Anesteziologjisë, programi i vetëm i akredituar në Kosovë dhe Ballkan

11/09/2020

Fakulteti i Teknikut të Anesteziologjisë në UBT, është i vetmi në rajon dhe ndër të rrallët në Evropë. Ky program studimi ka për synim që tekniku i anesteziologjisë, falë njohurive dhe shkathtësive për të vepruar në situata të ndryshme, të jetë lider në shkencat mjekësore teknike.

 

Numri dhe llojet e procedurave kirurgjikale në Kosovë dhe përgjithësisht në botë kanë shënuar rritje, njëherit është rritur edhe nevoja që krahas përgatitjes së specialistëve të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, të aftësohen profesionalisht Teknikët e Anesteziologjisë, andaj UBT ka zhvilluar këtë program në mënyrë të përsosur falë laboratorëve e ekspertëve vendor e ndërkombëtar.

 

Studentët e këtij fakulteti specializohen në kujdesin e pacientëve kirurgjikë dhe lehtësimin e dhimbjes. Ata administrojnë barna që zvogëlojnë ose eliminojnë ndjesinë e dhimbjes gjatë një operacioni ose një procedure tjetër mjekësore.

 

Teknikët e Anesteziologjisë janë të përfshirë në të gjitha aspektet e ofrimit të kujdesit për pacientët që kanë nevojë për kujdes anestetik pas operacionit dhe ofrojnë një rol kryesor në ringjalljen emergjente të pacientëve, andaj si të tillë, UBT u ka mundësuar studentëve të këtij drejtimi kushte të nevojshme infrastrukturore për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

 

Për më shumë informacione klikoni në linkun: http://study.ubt-uni.net/at/

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/