Programi Sistemet e Informacionit organizoi pritjen e studentëve të rinj

06/10/2023

Fakultetit Sisteme të Informacionit organizoi një sesion informues me studentët e rinj, të cilët kanë përzgjedhur të bëhen pjesë e një komuniteti të fortë të shkencës dhe teknologjisë informative.

Dekani i programit Sisteme të Informacionit, Prof. Dr. Blerton Abazi dhe koordinatorët Maria Lumezi dhe Art Hoxha, i informuan studentët e rinj rreth vitit të ri akademik, kurrikulës së programit, si dhe sistemeve të nevojshme për studentët.

Për studentët e këtij programi, fillimi i vitit akademik është një ngjarje e veçantë, një rrugëtim që i çon ata drejt njohurive, sfidave dhe mundësive të reja.