Programi Përgatitor i Maturës 2022 po vjen

12/05/2022

UBT njofton të gjithë interesuarit se ka filluar me regjistrimin e maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës 2022, program ky më i madhi i organizuar ndonjëherë në Kosovë, e që synon të përfshijë mbi 10 mijë maturantë të Republikës së Kosovës që do të përgatiten profesionalisht për testimin më të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre akademik në këtë fazë.

 

Ky program shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe organizohet në disa qendra të UBT-së, me qëllim përgatitjen e maturantëve të shkollave të mesme për të arritur rezultate sa më të mira për testin e maturës shtetërore.

 

Përgatitja do të bëhet nga profesionistët më të mirë që ka vendi e që janë pjesë e UBT-së në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, si dhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Ekonomi, Mjekësi, Edukatë Qytetare, si dhe lëndë të tjera.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2022 ofrohet nga UBT pa pagesë dhe organizohet nga Qendra e Karrierës në UBT, e cila iu qëndron pranë maturantëve në secilin hap të zhvillimit të tyre, për t’i ndihmuar dhe mbështetur në mënyrë që ky proces të kalojë sa më mirë që të jetë e mundur.

 

Programi Përgatitor i Maturës 2022 fillon nga data 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor 2022, dhe maturantët e interesuar mund të regjistrohen në linkun në vijim: Programi Përgatitor i Maturës 2022

 

Regjistrohu për një rrugëtim të ri!