Programi për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka mbajtur forumin për Turizëm dhe Qëndrueshmëri

14/07/2020

Akademia verore edhe këtë vit po vazhdon me mbajtjen e forumeve dhe eventeve të ndryshme, kështu duke hapur edhe më shumë diapazonin për të diskutuar rreth çështjeve të ndryshme mes studentëve dhe profesorëve. Departamenti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka mbajtur forumin me temën “Turizmi dhe Qëndrueshmëria”.

 

Aty është diskutuar dhe vlerësuar për potencialin eventual për zhvillimin e turizmit në Kosovë. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se Kosova ka shumë potencial për të zhvilluar turizmin historik, por edhe për zhvillimin e agroturizmit.

 

Në këtë forum u tha se globalisht vlerësohet që turizmi të zvogëlohet për rreth 60%, kështu në këtë mënyrë të këtij vlerësimi global, sipas pjesëmarrësve të këtij forumi, u mbetet shteteve që të ndërmarrin politika që do t’iu kunndërviheshin kësaj rënie, që i rrit pasojat ekonomike.

 

Në forumin e organizuar nga akademia verore e  programit MBE, në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”, në panel ishin: Emine Daci, Pajazit Hajzeri, Sali Krasniqi dhe Shaqir Elezaj.