Programi për Inxhinieri, Energji dhe Menaxhment, në akademinë “Global UBT FEST 2020” diskutoj për ndikimin dhe konsumin e energjisë elektrike

08/07/2020

Akademia e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, ka diskutuar për temat aktuale që ndërlidhen me ndikimin e pandemisë Covid 19’, në konsumin dhe faturimin e energjisë elektrike para dhe gjatë kohës së pandemisë, ku Prof.dr. Vehbi Sofiu ka shtjelluar më shumë rreth këtyre temave, mbi rëndësinë që kanë këto ditë.

 

Ndërkaq Prof.dr. Arben Gjukaj, diskutoj rreth shfrytëzimit të energjisë elektrike në kohën e pandemisë. Ai shtjelloj rëndësinë që ka në këtë proces energjia elektrike, duke i vënë theks kërkesës për energji elektrike nga ana e konsumatorëve e cila është rritur pas pandemisë.

 

Në mesin e folësve në këtë dikaster, pjesë e “Global UBT FEST 2020”, ishte edhe profesori nga Sampienza University of Rome në Itali, Giuseppe Bonifazi, i cili foli për ndryshimin e botës dhe konsumin e energjisë.

 

Ditëve të ardhshme, programi i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, do të vazhdojë me aktivitete, ku do të ligjërojnë profesorë të ndryshëm me tema të ndryshme, duke ndarë eksperiencat dhe profesionalizmin e tyre.

 

Profesori në Sampienza University of Rome në Itali, Kliton Bylykbashi do të ligjëroj online rreth uljes së konsumit të energjisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të pandemisë, ndërkaq profesori Betim Gashi do të flas rreth nevojës së konsumatorëve për teknologji komunikuese në edukimin online, në kohë pandemie si dhe prof.dr. Besa Veseli do të diskutoj për cilësinë e ajrit në kohë pandemie dhe para pandemisë.

“Global UBT FEST 2020”, po bashkon një gamë të gjerë profesionistësh nga i gjithë globi, fal profesionalizmit të UBT-së dhe organizimit të mirëfilltë që Kolegji UBT e ka shndërruar në traditë.