Programi për Infermieri fillon punimet e Akademisë Ndërkombëtare Verore

14/07/2020

Ka filluar punën Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Infermierisë dhe Fakulteteve Teknike Mjekësore. Në ditën e parë të akademisë, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë u njoftuan me fushat teknike mjekësore, rreth metodave hulumtuese, përkatësisht për pjesën kualitative të metodave hulumtuese. Ligjëruesi në Fakultetin e Infermierisë, profesor Hajrullah Fejza, u shtjelloj studentëve këto metoda, duke i inkurajuar që të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në kuadër të kësaj akademie.

 

Ndërkaq studentët dhe pjesëmarrësit, u ndanë të kënaqur me zgjerimin e njohurive që ata përfituan nga dita e parë e akademisë, lidhur me metodat e hulumtimit. Ata e cilësuan si të nevojshme organizimin e një akademie të tillë, që për ta është një mundësi shumë e mirë për të marr njohuri shtesë për programin ku ata janë duke i zhvilluar studimet e tyre akademike