Programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi organizoi sesione informuese për studentët e vitit të parë

09/10/2023

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka organizuar sesione informuese me studentët e vitit të parë në të gjitha degët e UBT-së ku ofrohet ky program i studimit.

Stafi akademik dhe menaxhues i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi mirëpritën studentët në sesione të ndryshme informuese, ku për së afërmi u njoftuan për fillimin e vitit të ri akademik, mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në program përgjatë semestrit, platformat të cilat janë në shërbim të tyre, aktivitete ekstra kurrikulare dhe mënyrat e komunikimit me Fakultetin dhe stafin akademik.

Njëkohësisht studentëve iu prezantuan mundësitë e përfitimit nga marrëveshjet për diploma të dyfishta që programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka me universitetet partnere, si dhe mundësitë e mobiliteteve që ofrohen në kuadër të programit.